Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bajram Curri, teksa një shtetase e huaj është abuzuar seksualisht.
Mësohet se autori i abuzimit është një 35-vjeçar, teksa e reja që është përdhunuar, është me origjinë nga Tajlanda.
Arrestimi i 35-vjeçarit është bërë pas denoncimit të të resë, e cila pretendon se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të në automjetin e tij. Mbi 35-vjeçarin rëndon vepra penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.