Spektakli i mbrëmjes së djeshme i “Big Brother VIP2” ka pasur debate të shumta. Madje edhe opinionisti, Arbër Hajdari pati një bisedë të ashpër me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Efi Dhedhes, Ronaldo Sharka dhe Mikela Pupa, të cilët ishin të ftuar në studio.
Sipas Arbrit, ato po e shfrytëzojnë Luizin për famë. Opinionisti shpërtheu ndaj tyre duke i quajtur “përfitues” dhe duke iu thënë se jetojnë për klikime.
Pjesë nga debati:
Arbri: Ju po e shfrytëzoni Luizin për klikime dhe Luizi për ju nuk e ka asnjëherë gabim dhe kjo është e futura që i bëni shokut tuaj. Një njeri që e ke shok, i thua. Si ti Ronaldo dhe ti Efi nuk ke qenë dakord me gjërat që ka bërë Luizi dhe sot që keni dalë nga shtëpia, që brenda kur patë dronat që vinin për të, ndryshuat sjellje, u bëtë me Luizin. Keni dalë jashtë dhe e di pse nuk ka shumë rëndësi për mua mendimi juaj? Se unë e di çfarë do thoni. Gjithmonë e bëni rrafsh çdo gabim që ai njeri mund të ketë. Atë e bën lojtar të fortë vetja e tij, nuk e bën të fortë as ti as Efi. Ju thjesht jeni ca përfitues të rrjeteve sociale. Ju thjesht kërkoni të merrni pak nga audienca e tij për rrjetet e juaja sociale.
Mikela: Ti the që është ndryshuar rrjedha e lojës pas dronëve, unë mbaj mend prime-in për Luizin…
Arbri: Sa lekë të ka shtuar story? Se për këtë luftoni
Mikela: Nuk kam bërë fare bashkëpunime
Arbri: Po për çfarë hyre?
Mikela: A të dëgjova? Më lër të them mendimin tim. Atë ditë që është bërë prime i Luizit, jam ulur me Luizin dhe e kam pyetur për diçka, për të cilën pata dhe debat me Efin që më tha ti e ndjeve për ta pyetur atë djalë vërtetë apo ngaqë e sulmuan banorët? Kam pasur dhe një zënkë me Efin mbi këtë qasje, që Efi ishte pro Luizit unë isha në dyshime për gjërat e tij. Që aty nuk kishte ardhur asnjë dron. Mua Luizi nuk më duket as dhunues dhe nuk bëhet fjalë për klikime se as nuk kam hedhur story…
Arbri: 100% moj, 100%. Ju jetoni për këtë punë, ça na bëni sikur ne jetojmë në hënë. Ju jetoni për klikime. Ça është ky muhabet o burrë.