Pak ditë pasi e ndjera Bedrie Loka, në Sukth të Durrësit, i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë, një tjetër grua ndërmori këtë akt makabër duke u vetëflijuar në Berat.
45-vjeçarja nga fshati Cukalat, i dha fund jetës ditën e djeshme. Viktima është Flutura Brahushi nga fshati Cukalat.45-vjeçarja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe është gjetur e pajetë brenda banesës së saj nga bashkëshorti 74-vjeçar.
Fqinjët e 45-vjeçares kanë thënë për Tch se e ndjera vuante nga depresioni dhe se merrte mjekim për këtë sëmundje.Ata thonë se 45-vjeçarja ka pasur jetë të vështirë me shumë sakrifica dhe sfida. Flutura ishte e divorcuar nga një martesë e parë, ku kishte dy fëmijë.
Pas divorcit ajo është martuar me një person tjetër rreth 30 vjet më të madhe nga vetja, ku kishte dhe dy fëmijë.Fqinjët thonë se fëmijët nga martesa e parë e Fluturës nuk e kanë pranuar martesën e nënës së tyre me burrin e dytë rreth 30 vite më i madh se ajo. Mospranimi i martesës me burrin e dytë nga fëmijët dyshohet të ketë qenë shkaku që i shkaktoi 45-vjeçares depresion, thonë fqinjët.“Ishte njeri shumë i mirë, punëtore në kulm, por ishte e sëmurë, kishte kohë. Ishte me depresion, asaj i binte të fiktë që kur ishte me fëmijën e parë. Punonte me dhentë, me pula dhe i shoqi nuk e linte vetëm sepse e dinte që ishte e sëmurë. Bashkëshorti i saj është 74 vjeç. Ajo ishte e divorcuar. Lindi djalin dhe vajzën me këtë burrin këtu dhe kalonin shumë mirë. Ai ishte në gjendje të vështirë se gruaja e parë i vdiq, ishte me sëmundje të keqe, hyri në borxh, e më pas mori këtë. Ishin punëtorë të mëdhenj të dy. Merreshin të dy me blegtori”, tha një nga fqinjët e 45-vjeçares.
Pavarësisht ndërhyrjes së specializuar të shërbimeve mjekësore, 45-vjeçarja ka humbur jetën. Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e rasti,” njoftoi policia.
Për mediat, familjarët e gruas, të tronditur nga kjo ngjarje e rëndë kanë treguar se 15 vite më parë ajo ishte divorcuar nga martesa e parë nga e cila kishte dy djem. Sipas asaj që të afërmit kanë treguar prej 15 vitesh, 45-vjeçarja nuk kishte mundur të takonte fëmijët e saj, pasi ish-bashkëshorti dhe ish vjehrra nuk e lanë kurrë t’i shikonte. Martesa e saj e dytë sipas të afërmve po shkonte mirë por malli për fëmijët po i shtohej çdo ditë dhe më shumë.
Përgjatë ditëve të fundit, ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa siç tregon e afërmja e ndjera mendonte se fëmijët mund ta urrenin pasi nuk e dinin të vërtetën që e ëma s’mund t’i takonte jo për dëshirën e saj, por se babai i tyre nuk i lejonte.