Klaudia Lata është 21 vjeçarja shqiptare e idetifikuar në mesin e viktimave të aksidentit fatal të përplasjes së dy trenave, në Greqi.
Pas aksidentit ajo u deklarua e humbur ng familja. E reja shqiptare kishte lindur në Larisa dhe kishte marrë nënshtetësinë greke, ndërsa prindërit e saj kanë një dyqan mishi në qytet.
Studentja e Mjekësië po kthehej në Selanik pas një qëndrimi treditor në Patra dhe mezi priste të kthehej në shkollë.
Prindërit e saj, të cilët jetojnë në një fshat në Larisa, i thanë asaj që të “bënte një ndalesë që të mund ta shihnin”, por ajo nuk ndaloi që të shkonte më shpejt në Selanik dhe të fitonte disa orë pushim për të rifilluar studimin.