Amanda Pushani, e cila u vra nga motra e saj, pas një konflikti që nisi në banesë, për të lënë alkoolin, nesër do të festonte ditëlindjen. Fatkeqësisht, ajo humbi jetën vetëm dy ditë para se të mbushte 37-vjeç.
Amanda Pushani u gjet e pajetë ditën e djeshme (2 shtator) në shtëpinë e saj në rrugën “Hajdar Hidri”.
Çfarë thanë familjarët?
Ishte nëna e viktimës ajo që telefonoi ambulancën dhe i tha se e bija nuk ndihet mirë. Fillimisht ngjarja u tentua të fshihej nga familjarët duke u raportuar si vdekje natyrale, por pas hetimeve të thelluara u konstatua se Amanda kishte ndërruar jetë nga goditja me thikë.
Motivi i mundshëm i ngjarjes
Mësohet se 37-vjeçarja pinte shumë alkool dhe kishte zënka të herëpashershme me motrën. Shkak i ngjarjes ka qenë një sherr për motive banale, ku motrat fillimisht kanë pasur një përleshje e cila ka degraduar në përdorimin e thikës.
Çfarë dëshmoi Marsela Pushani në polici
“Nuk kam dashur ta vras motrën, veprova në kushtet e vetëmbrojtjes. Prej më shumë se 10 vitesh ishte e alkoolizuar dhe problematike. Mëngjesin e djeshëm kemi pasur debat pasi i kërkonim që të linte alkoolin. Fillimisht Amanda mori thikën dhe më kërcënoi mua dhe mamanë se do të na vriste. Situata u tensionua dhe veprova në kushtet e vetëmbrojtjes”