Një vajzë…apo sherri me djalin e një “të forti”? Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i vrasjes së 19-vjeçarit Stiven Toshkësi disa javë më parë në Tiranë. Zbardhen detaje të tjera tronditëse nga hetimet lidhur me vrasjen e 19-vjeçarit që troditi kryeqytetin, për të cilin në pranga kanë përfunduar dy 18-vjeçarët Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj. Deri më tani është raportuar se e gjithë ngjarja ka ndodhur sepse Axel Hoxhaj i kishte ngacmuar të dashurën Toshkësit, por A2CNN raporton se konfilit për një vajzë ka nisur me një person tjetër dhe jo me dy 18-vjeçarët e arrestuar.
Toshkësi konfliktin e ka pasur me shtetasin Arbëri Murataj 18-vjeç, djali i famëkeqit Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në grabitjen e Rinasit në prill të vitit 2019 ku qëlloi me armë drejt Policisë. Sipas burimeve policore dhe nga grupi hetimor, Arbër Murataj rreth dy muaj më parë ka marrë në telefon Toshkesi për t’u sqaruar. Për të shuar gjakrat, të dy janë takuar në rrugën e Elbasanit, pranë shkollës së Baletit, por aty viktima është qëlluar për herë të parë me hanxar. Megjithatë Ata janë takuar në rrugën e Elbasanit pranë shkollës së Baletit, ku kishin lënë edhe takimin për t’u sqaruar. Por, në momentin që Toshkesi shkoi në takim, ai është qëlluar me hanxhar nga 18-vjeçari Arbëri Murataj.
Toshkesi ka arritur të mbrohet dhe të plagoset lehtë në bark dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk ka bërë denoncim në polici pasi është kërcënuar me jetë nga Murataj. 2 muaj më vonë, më 18 prill ai u vra për vdekje po me hanxhar, nga Axel Hoxhaj, i cili rezulton të ketë lidhje të afërt familjare me Arbëri Muratajn, ndërsa Maze ndodhej po ashtu në vendin e ngjarjes dhe mbajti brenda mjetit shokun e viktimës, në mënyrë që të mos e ndihmonte. Për dy 18-vjeçarët gjykata dha masën arrest në burg, gjithashtu ka marrë në pyetje edhe vajzën, ku ka treguar edhe arsyet e konfliktit, por ende Prokuroria nuk ka arritur në një përfundim.
Kush është Admir Murati, “koka” dhe viktima e grabitjes së Rinasit?
Grabitja spektakolare ndodhi në vitin 2019. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë. Para se të vritej, Admir Murataj ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh si organizator edhe i tre grabitjeve të tjera të blindave me para të bankave në Rinas, dy në 2015 dhe një në 2017. Murataj ishte arratisur nga burgjet greke dhe përdorte 15 emra.