Deborah Keçi, drejtorja e Klubit Sportiv Tirana, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ që i është vendosur.
Keçi sipas procedurës ligjore duhet që të paraqitet para oficerit ligjor, çdo të premte të parë të muajit.
Debora Keçi është aktualisht e pezulluar nga puna me vendim të Prokurorisë së Posaçme. Ajo akuzohet për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Hetimet e SPAK:
Nga hetimet ka rezultuar se Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, Deborah Keçi, ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.
“Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.
Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njoftoi SPAK.
Keçi bënte jetë luksoze dhe kjo shihet nga fotot e saj në rrjetet sociale, ku promovohen udhëtime të shtrenjta që rroga e një drejtori nuk i justifikon.