“Zemërthyer”, aktivistja Edlira Çepani ka njoftuar ndarjen nga jeta të shokut të saj të jetës, babait të dy fëmijëve të saj, Gerti Bogdanit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Edlira ka bërë me dije se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës për ish-deputetin demokrat do të bëhen ditën e nesërme, 19 shtator, në sallën e Kuvendit, ndërsa varrimi do të bëhet në varrezat e Sharrës.
“Me hidhërim të thellë, njoftojme humbjen e parakohshme të babait, bashkëshortit, djalit, vellait Gerti Bogdani. Njoftojmë se homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, shkruan shkurtimisht Edlira.
Gerti Bogdani ka ndërruar jetë papritur këtë të mërkurë teksa ndodhej në ambientet e Hotel “Rogner” në kryeqytet, nën shoqërinë e kolegëve dhe miqve të tij, gati për të marrë pjesë një takim zyrtar kur ka pësuar një goditje në zemër.
Fatkeqësisht, 44-vjeçari u dërgua me autoambulancë në spital por mjekët nuk kanë mundur ta rikthejnë në jetë.
Gerti Bogdani ishte i martuar me aktivisten Edlira Çepani dhe baba i dy fëmijëve të mrekullueshëm, Ajrës dhe Reinartit.