Efektivi i RENEA-s që u kap me 113 mijë euro në makinë del para gjykatës: “I mora borxh 20 minuta para arrestimit”

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën “arrest në burg” pa afat efektivin e RENEA-s Altin Morina, i arrestuar të martën pasdite te Komuna e Parisit me 113 mijë euro në makinë.

Efektivi Morina ka pretenduar në seancën e masës së sigurisë se paratë që iu gjetën në makinë i përkasin një biznesmeni, të cilit ia kishte marrë borxh.

Morina në seancë ka treguar edhe emrin e biznesmenit që sipas tij i ka marrë paratë për problemet e tij personale. Bëhet fjalë për një biznesmen ndërtimi.

“Paratë nuk vijnë nga produkt kriminal, i mora 20 minuta para se të arrestohesha. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me drejtësinë”, tha Morina.

Morina pretendon se i ka të gjitha dokumentet dhe statment bankare, por akoma nuk i ka dorëzuar.

Prokuroria e akuzon për pastrim parash dhe është tërhequr nga akuzat e shpërdorimit të detyres dhe fshehjes së të ardhurave. Sipas prokurorisë, shefi i RENEA-s ka qenë në survejim.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *