Këngëtarja e njohur, Eli Fara, ka humbur njeriun e dashur, babain. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale.
Fara ka bërë një koment prekës në “Instagram” për ndarjen nga jeta të babait të saj të dashur.
“U prehsh në paqe babai im i shtrenjtë!????????????????????????Mi preve krahët!!!Do më mungosh shumë!!!”, ka shkruar këngëtarja e njohur në postimin e saj.Ndërkohë të shumtë kanë qenë ndjekësit e saj që i kanë shprehur ngushëllimet këngëtares.
Një postim prekës ka bërë edhe vajza e Eli Farës, Marina. Kjo e fundit ka postuar një fotografi me gjyshin, ku krahas ka shkruar edhe disa fjalë që përloti ndjekësit.
Marina shkruan se bashkë me të ka ikur dhe një pjesë e zemrës dhe shpirtit të saj.
“Sot bashkë me ty iku një pjesë e zemrës dhe e shpirtit tim???? U prehsh në paqe gjyshi im shoku im ❤️???????? më këpute shpirtin …Varrimi nesër në 12:30 në fshatin Drenove”, ka shkruar Marina në postimin e saj në rrjetet sociale.