Një familje shqiptare është aksidentuar rëndë në Greqi. Automjeti i tyre është përplasur dhe si pasojë e tij ka humbur jetën edhe gruaja e identifikuar Ana Prifka.
Vajza 22-vjeçare dhe bashkëshorti i saj Vasil Prifka i cili ishte edhe shoferi i mjetit ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Familja shqiptare kishte vite që jetonte në Athinë.
Në vendin e aksidentit sot në 11.30 u gjendën menjëherë 8 zjarrfikës dhe 4 ambulanca.