Në 20-vjeçar nga Shkodra është mbytur këtë të martë në plazhin e Velipojës. I riu është nxjerrënga uji në një gjendje të rënduar shëndetësore, nga familjarë të tij.
Menjëherë ka mbërritur ambulanca e qendrës shëndetësore të Velipojës duke i dhënë ndihmën e parë por 20-vjeçari nuk ka arritur që të shpetojë.
Bëhet me dije se viktima është shtetasi Arlind Sylja.
Policia nënvizon se dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.