Emri/ E dashura e Laert Haxhisë e përfshirë në krime të rënda

Artan alias Marjus Tafani, i cili u arrestua pak kohë më parë nga policia, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë duke zbërthyer disa ngjarje të rënda kriminale, mes tyre dhe 6 vrasje.

39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut në Lushnjë, në dëshminë e tij flet për rreth 20 ngjarje kriminale, si shpërthime me tritol, tentativë vrasje dhe gjobvënie, ndërsa ka zbardhur edhe emrat e disa prej autorëve të përfshirë në këto vrasje.

Ndërsa mes personave të arrestuar për vrasje mësohet se është dhe Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut të akuzuar për disa vrasje. Klea Gjatës i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim, duke konfirmuar kështu përfshirjen e saj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *