Emri/ Efektivi i FNSH-së gjendet i vdekur në Shkodër, dyshohet se është aksidentuar e më pas ka rënë në kanal

Një efektiv policie i FNSH-së është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Bardhaj, Shkodër. 51 vjeçari kishte dalë mbrëmë me miqtë dhe po kthehej në shtëpi rreth orës 02:50, kur dyshohet se motori i tij ka humbur kontrollin për shkak të erës dhe ai ka rënë në kanal.

Nikol Lekndreaj, sipas uniformave blu ishte jashtë orarit të shërbimit, ndërsa dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i tij u gjet përgjatë orëve të para të mëngjesit nga shërbimet e policisë gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.

Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *