Emri/ Pezullohet nga puna mësuesi në Korçë, u dërgoi mesazhe skandaloze nxënëseve

Drejtoria e Shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” në Korçë ka pezulluar nga detyra mësuesin Bledar Duro.

Vendimi erdhi pasi denoncimit në polici ndaj mësuesit nga dy nxënëse për ngacmim seksual.

Ndërsa mësohet se nga Drejtoria Arsimore do të zbatohet në vijim një plan masash shtesë për sigurinë e nxënëseve nëpër shkollat e qarkut.

Ndërkohë burimet nga grupi hetimor kanë bërë me dije se SMS-të që u janë dërguar vajzave kishin përmbajtje të rënda, të cilësuara si skandaloze.

Raportohet se ngacmimi i 14-vjeçareve ka ndodhur në harkun kohor të një muaji. Kanë qenë të miturat, të cilat së bashku me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar ngjarjen. Si provë, dy nxënëset kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet që u ka dërguar mësuesi në aplikacionin WhatsApp.Sipas informacioneve nga burime policore, 45-vjeçari Bledar Duro u ka dërguar SMS-të nxënëseve kur ato nuk ishin në shkollë.

Mesazhet e shpeshta kohëve të fundit detyruan të miturat që t’i drejtoheshin policisë së Korçës.

Bledar Duro u arrestua nga policia ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rastin.

“Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin B. D., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë mësues në një shkollë 9-vjeçare, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të shkollës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët e këtyre shtetasve”, njoftoi policia.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *