Erioni Isai, ish-aktori i “Portokallisë”, i cili momentalisht ushtron detyrën si kryetar i Bashkisë së Kolonjës, ka dhënë një intervistë së fundmi, ku ka zbuluar për të gjithë publikun ndërhyrjet estetike që ka bërë në fytyrën e tij.
I komentuar shpesh herë për operacionet plastike, Erioni nuk e ka patur aspak problem të pranojë hapur që ka bërë një ndërhyrje për të korrigjuar hundën dhe veshët e tij. Ai ka treguar se ka marrë vendim për të bërë këto ndryshime në fytyrën e tij për shkak se i dëshironte dhe pavarësisht se u nisën për ndërhyrje estetike, ai përfundoi në një operacion shëndetësor për shkak se kishte probleme me frymëmarrjen.
“Nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe, përveçse që zgjodha për kënaqësinë time, gjatë periudhës së gushtit të korrigjoja hundën dhe veshët. Në fakt e nisa si korrigjim estetik, por që përfundova në një operacion shëndetësor. Shkova për një konsultë estetike për korrigjimin e veshëve dhe hundës, por zbulova se kisha 83% bllokim në rrugët e frymëmarrjes,” u shpreh ai.
“Po hë se një surrat jam prapë. Bes Kallaku thotë unë dhe Besi, por unë më shumë, jemi dëshmia e gjallë e transformimit nga majmuni në njeri,” shtoi më pas duke qeshur.