Të gjithë i tronditi humbja e parakohshme e dr Florit 5 vite më parë. Në atë kohë vetëm 5 vjeç Florian Kondi la pas familjen e tij, prindërit, vëllanë, por edhe bashkëshorten dhedy fëmijët e vegjël.
Miqtë e tij të ngushtë i kanë qëndruar afër familjes së tij, ndërsa ditën e sotme miku i tij i ngushtë Ermal Mamaqi ka rrëfyer një histori të panjohur për publikun.
Ai tha se para se dr Flori të kalonte në mbidozë kaloi disa gjëra.
“Ai ka patur një histori shumë interesante të jetës, ka qenë i varur nga dro ga, në kohë kur u lidhëm në muzikë filluam edhe të jetonim bashkë, atë kohë shkoja në kishë e ndihmua me një pastor të shkëputej nga droga dhe ai e bëri këtë, u shkëput për rreth një vit e gjysmë nuk konsumojë asgjë dhe ishte i pastër.
Nga ky ndryshim ai mori një vendim që të bënim turne nëpër shkollat e mesme dhe 8 vjeçaret e Tiranës që të bënim takime në sallat e sportit duke kënduar dhe pastaj duke ndarë dëshminë tij se si jeta e tij ndryshoi dhe se si do të shkatërrohej nëse do të vazhdonte drogën dhe folëm edhe me Kryetarin e Bashkisë për këtë, por Florit i ndodhi një fatkeqësi që nuk dua ta përmend tani dhe në atë moment nuk e përballonte dot dhe ra përsëri në gjendjen e mëparshme dhe shkoj në overdozë dhe ndërroi jetë.
Vdekja e tij ishte një mesazh që ai ia dha gjithë njerëzve që kanë probleme me dro gën dhe po mendojnë të marrin atë rrugë, ai dha mesazhin më të madh që kjo është rruga e gabuar”, ka rrëfyer Ermali.