Ervis Behari i jep fund beqarisë! Më të mirët e estradës e djegin në dasmën e kolegut

Këngëtari i njohur, Ervis Behari i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar në dasmë dashurinë e tij disavjeçare.

E nuk kishte se si në dasmën e “Bilbilit të jugut” të mungonte muzika e mirë dhe atmosfera e zjarrtë. Në videot e publikuar në rrjetet sociale, vihet re se kanë marrë pjesë shumë artistë, ku mes tyre: Maja, Ylli Baka, Gaz Paja, Irkenc Hysa, Eli Fara, etj.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë edhe një detaj që këngëtari kishte zgjedhor të mbante në kostum në ditën më të rëndësime të jetës së tij.

Ai kishte një fotografi të vogël të nënës së këngëtarit e varur në anën e zemrës së tij. Edhe pse nëna e këngëtarit është ndarë nga jeta kohë më parë, Behari ka zgjedhur këtë mënyrë për ta pasur afër vetes.

Kujtojmë që çifti ka kurorëzuasr lidhjen e tyre disavjeçare, teksa janë prindër të një djali.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *