Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, është shprehur se “Ervis Martinaj po kërkohet si i gjallë”. Ai tha se ka pasur informacione se ku mund të jetë vendndodhja e Martinajt, ndaj kërkimet e para kanë qenë në Vlorë dhe më pas janë zhvendosur në Fushë Kuqe, në banesën e biznesmenit.
Karamuço u shpreh se “personazhe të tillë, si Martinaj, mund të bashkohen me familjen për Krishtlindje”.
Ai shtoi se zona është e monitoruar me kamera me sensor, si edhe banesat mund të jenë të lidhura me tunele, ndërsa nuk dihet nëse RENEA ka pasur informacion për këtë teknologji.
“Po kërkohet për të gjallë. Nuk ka filluar aksioni në Fushë Kuqe por fillimisht në Vlorë. Ka pasur informacion që mund të jetë vendndodhja e mundshëm e Vis Martinajt. Sot janë zhvendosur në Fushë Kuqe.
Sot jemi në ditë festash Krishtlindjesh. Dhe mundet që personazhe të tilla të bashkohen me familjen.
Ka infrastrukturë për t’u vendosur dhe ikur në vende përreth mbi dhe nën tokë. Zona është e monitoruar me kamera me sensor gjithçka është e ruajtur. Nuk dihet se RENEA ka pasur informacione për këtë teknologji.
Në banesë mund të gjesh edhe ADN të Vis Martianj. Apo gjurmë gishtash. Është rrethuar e gjithë zona aty. Mund të ketë organizuar një largim të menjëhershëm. Ata kanë pasur një vendim gjykate nga ajo e Kurbinit. Të shikojmë se si do të vijojë. Nuk jemi para asaj versionit të vrasjes. Unë jam rreshtuar tek ato njerëz që kam qenë skeptik. Nuk e di pse është amplifikuar kaq shumë versioni i vrasjes së tij.
Ajo zonë ka kodin e heshtjes. E respekton në maksimum. Nuk vjen nga zona. Mund të ketë të infiltruar, por nga atje nuk vjen. Nuk i merr dot informacionet thuajse është e pamundur.
Ka inteligjencë artificiale. Ka një perimetër tepër të madhe, jo vetëm sa banesa. Kamera, sensorë dhe shumë të tjera…Shumë zonë e mbrojtur, e survejuar.
Plani i largimit është më i miri. Mund të ketë komunikime nëpër banesa. Dmth çfarë do të bëjnë për të shpëtuar. Janë të zgjuar dhe të zhdërvjellët. E kanë treguar se si mund të largohen. Policia duhet të jetë një hap para për t’i kapur.”