“Eshtë mbajtur peng në një resort në Kolumbi”, Klodiana Lala hedh dyshime mbi fatin e Martinajt

Gazetarja Klodiana Lala ka zbulur së fundmi një mesazh që hedh dritë në një nga pistat mbi misterin që ka mbuluar fatin e të zhdukurit të shumëkërkuar, Ervis Martinaj.

E ftuar në “A Show”, Lala tha se i kanë dërguar një mesazh në të cilin i kanë treguar se Martinaj është mbajtur peng në një rezort në Kolumbi.

Ajo tha gjithashtu se fjala e fundit u takon autoriteteve dhe se nuk mund të tregonte më shumë detaje, pasi gjithçka që del nga goja e saj, duhet të jetë e bazuar në prova.

“Jam përpjekur të mos jap kakofoni informacioni, por të qëndroj më shumë në habitatin tim për të qenë korrekte dhe për të mos e cenuar këtë çështje. A kam të drejtë si gazetare të dyshoj që fill pas zhdukjes së Vis Martinajt po diskutohen lojërat e fatit? A kam të drejtë të dyshoj kur bëhen bashkë disa aleanca grupesh që ta godasin atë? Kam shkruar edhe kur ai kaq qenë autor, por kam shkruar edhe kur ai ka qenë ‘viktimë’, pra i akuzuar. Unë kam qenë e balacuar edhe kur ai ka qenë në aleancë me grupe dhe godiste kundërshtarët, por edhe kur kundërshtarët e godisnin atë. Është ndër rastet më interesante, kam patur dhjetëra telefonata, qindra mesazhe nga mënyra të ndryshme, shkruajnë në email, Instagram, Facebook, shkruajnë shumë gjëra. Nuk mund të them se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Kjo ka lidhje me etikën profesionale, jo me trimërinë. Sikur të ekzistojë 1% rreziku për të ma rrëzuar atë që them do të ishte një kosto shumë e madhje për mua si gazetare por edhe për gjithë pjesën tjetër. Nëse unë dal dhe deklaroj që fati i Martinajt është ky, është familja përballë, unë kam biseduar me ata, s’i kanë pritur mirë shumë lajme, kanë patur pretendimet e tyre, edhe jam “sulmuar” pak, por nuk ka rëndësi, në fund fare nuk ka të bëjë me trimërinë, por me etikën dhe profesionalizmin. Nëse them është gjallë, duhet ta provoj. Nëse është i vdekur, duhet ta provoj. Njëri më dërgonte mesazh me numër nga Kolumbia se fati është kështu, se është mbajtur në këtë resort, se ka ndodhur kjo, por nuk mund të jap më shumë detaje, janë autoritetet që duhet ta thonë fjalën e tyre të fundit”, u shpreh Lala.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Por, në 9 gusht, u zhduk pa gjurmë. Alarmin e ngritën familjarët e Martinajt dhe tashmë prokuroria po heton për rrëmbim personi dhe inskenim.

Lidhur me këtë çështje, ka pasur edhe reagime nga kryeministri Edi Rama. Ai paralajmëroi edhe zhvillime, duke u shprehur se Policia e ka një përgjigje, por shumë shpejt do dalë me prova. Rama vendosi dhe 100 ditë afat për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku, por pavarësisht se afati ka skaduar, nuk ka asnjë detaj nga hetimet.

Zyrtarisht nuk ka ende asnjë version dhe i vetmi që ndodhet në burg është Jeton Lami, një ish-efektiv që kishte shërbyer si truprojë e shofer i Martinajt. Lami është gjithashtu personi i fundit që e ka shoqëruar para zhdukjes, por deri tani ka zgjedhur të mos flasë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *