Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai ka rrëfyer ndërhyrjet kirurgjikale që ka bërë për të rregulluar pamjen e tij të jashtme. Ish-aktori i humorit zbuloi në një intervistë se ka bërë operacion plastik veshët dhe hundën, duke theksuar se i kishte kompleks.
Ai u shpreh se ka kompleks edhe gjatësinë e tij gjithashtu, por theksoi se “nuk kemi si ta zgjidhim, ndaj “vendosa që këto të dyja vendosa që t’i zgjidh për shkak se unë jam artist dhe puna e gjatë në ekran do më duhet.”
“Flokët s’kam nevojë, i kam të mijat. Kam bërë veshët edhe hundën. I bëra për qejf. Me thënë të drejtën shkova për qejf. I kam pasur kompleks, nuk është turp t’i them, tre gjëra kam pasur kompleks veshët, hundën dhe gjatësinë.
Gjatësinë nuk kemi si ta zgjidhim, s’kemi çfarë i bëjmë, ndërsa këto të dyja vendosa që t’i zgjidh për shkak se unë jam artist dhe puna e gjatë në ekran do më duhet. Edhe me thënë të drejtën kam dal mirë”, tha Erion Isai në N’SPAK
Ndërkohë në portale kanë qarkulluar prej kohësh lajmet se kryebashkiaku i Ersekës është ndarë nga bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela.
Por Erion Isai vendosi të mos i përgjigjet thashethemeve duke u shprehur se “po goditem në preferenca personale”, ndërsa thekoi se “nuk mendoj se ka ndonjë lloj kurioziteti për njerëzit se cila femër është në krahun tim”.
“Kur dikush goditet në familje, në preferenca personale, kur bëhet pis të jep neveri. Unë gjykohem për punën që bëj, jo për jetën time. Se kam familje, nuk kam familje, se jam kështu e ashtu, se bëj këtë e atë, në një gjë që ligji nuk është i shkelshëm kam vendosur që të mos më helmojë. Nuk mendoj se ka ndonjë lloj kurioziteti për njerëzit se cila femër është në krahun tënd dhe krahun tim, a ka rëndësi? E shoqja e kryebashkiakut nuk është institucion në Shqipëri”, u shpreh ai.