Një fadromë ka goditur aksidentalisht një pushues në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, me drejtues D. P., 31 vjeç, ka goditur aksidentalisht pushuesin A. K., 53 vjeç (pushues).
Pushuesi ka qenë i shtrirë në rërë dhe kur ka qenë duke lëvizur mjeti i pastrimit qe sherbente per mbetjet e liqenit, e ka shkelur me njërën gomë.
I lënduari është dëmtuar dhe ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve.
Ndërkaq, drejtuesi i fadromës, shtetasi D. P. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.