Familjarët tentuan të fshehin ngjarjen, kunata tregoi sherrin për “drogë” që përfundoi me plagosjen e djalit të saj

Personat që shihni në foto janë Nazmi dhe Florant Pëllumbi, dy vëllezërit binjakë të cilët u përfshinë në një konflikt i cili përfundoi me plagosjen e nipit të tyre 15-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Fushë-Mëzez ku pas një konflikti Nazmi Pëllumbi qëlloi me armë zjarri drejt vëllait të tij binjak dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur aksidentalisht i mituri.

Burime për mediat bëjnë me dije se kësaj ngjarje iu hodh dritë falë dëshmisë së nënës së 15-vjeçarit. Ishte kjo e fundit e cila tregoi para grupit hetimor se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kapën djalin e saj.

Sipas dëshmisë së nënës së 15-vjeçarit konflikti ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike, debat i cili më pas agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

DEL FOTO e dy vëllezërve binjakë në Fushë-Mëzes!

Dy vellezerit binjake: Nazmi dhe Florant Pellumbi

Sakaq, më herët raportuam se vetë i mituri, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, deklaroi para oficerëve të Policisë se persona nga një makinë ngjyrë të zezë qëlluan 4 herë në drejtim të derës kryesore të oborrit të shtëpisë së tij dhe më pas u larguan.

Dëshmi kjo sipas hetuesve kontradiktore me provat e gjetura në vendin e ngjarjes. Kjo pasi hetuesit konstatuan 5 vrima plumbash në derën e banesës, të cilat kanë ardhur nga brenda oborrit,duke përjashtuar kështu mundësinë e të shtënave nga jashtë.

Edhe babai i të miturit deklaroi në Polici se kishte dëgjuar të shtëna nga jashtë dhe më pas kishte parë të birin të plagosur.

Më herët Policia e Tiranës arriti të zbardhë ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Fushë-Mëzez të Tiranës.

Lidhur me këtë ngjarje policia vendosi në pranga xhaxhain e 15-vjeçarit, 29-vjeçarin Florant Pëllumbin, si dhe shpalli në kërkim vëllain binjak të këtij të fundit, shtetasin Nazmi Pëllumbi.

Nga hetimet e kryera rezultoi se 29-vjeçari Nazmi Pellumbi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllain e tij binjak, qëlloi me armë zjarri drejt tij dhe si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur aksidentalisht nipi i tyre 15-vjeçar.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast:

U shpall në kërkim Nazmi Pëllumbi, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Ndërsa, u arrestua vëllai i tij binjak, 29-vjeçari Florant Pëllumbi, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Ky shtetas akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *