“Fati i saj i keq”, Flutura Basha viktima e pafajshme e masakrës në Shkodër, flet e motra: Bashkëshortin e saj vetëm një mrekulli e shpëton

Flutura Basha është një nga viktimat e atentatit të së mërkurës në Dobraç të Shkodrës. Gruaja fatkeqe dhe bashkëshorti i saj, Bashkim Basha ndodheshin në kohën e gabuar në vendin e gabuar.Çifti Basha po udhëtonin me motor, kur papritmas u gjendën në mes të shkëmbimit të zjarrit mes makinës tip Benz ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati dhe makinës së autorëve.Makina tip Benz humbi kontrollin dhe përplasi çiftin e moshuar.

Flutura humbi jetën në vend, ndërsa Bashkimi vazhdon të luftojë për jetën në spital.Së fundmi, për emisionin “Me zemër të Hapur” ka folur e motra e Flutura Bashës. Ajo bëri me dije se në momentin kur dhe ndodhi ngjarja e motra me bashkëshortin e saj ishin duke shkuar te tokat e tyre.Ndër të tjera ajo zbuloi se bashkëshorti i Fluturës, Bashkim Basha ndodhet në intubim në gjendje të rëndë për jetën.“Fati i saj i keq. Ishte ne vendin e gabuar në kohën e gabuar. Bashkimi është shumë keq.

Akoma nuk ka dalë nga gjendja e rrezikut. Më vjen keq për nënat e viktimave thash kur mora vesh për viktimat.Pastaj thanë se ishte edhe një çift, po i thoja tim shoqi mos o zot sikur ta kishim në fis. Bashkimi merrte 100 mijë lekë pension. Kishte 3-4 muaj që kishte nisur punë sanitare. Ishte e kënaqur me punën. Vendngjarja nga shtëpia e Fluturës në vijë ajrore nuk janë as një kilometër larg. Po shkonin te toka e tyre në bujqësi. Nuk di çfarë të them. Fati i keq i saj. Ka lënë dy vajza dhe një djalë”, tha motra e viktimës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *