Era Istrefi dhe Faton Shoshi përveç se dy bashkëpunëtorë të ngushtë në muzikë, u përfolën shpesh edhe për një marrëdhënie sentimentale mes tyre.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Faton Shoshit nuk i kanë shpëtuar pyetjet në lidhje me Era Istrefin, të cilën e ka menaxhuar për një periudhë të gjatë kohore.
“BonBon” ishte kënga që shndërroi Erën në një personazh me famë botërore, kënga e së cilës u transmetua në shumë televizone në mbarë botën, duke bërë gjithashtu që artistja të performonte në “World Cup”.
“Kur kam marrë Erën në menaxhim, gjithmonë e kemi ditur të dy që do ia dilnim. Kemi besuar shumë në veten tonë saqë iu thoshim të gjithëve që keni për ta parë se çfarë do të bëjmë. Fatmirësisht kemi patur edhe përkrahjen e Ledrit por edhe shumë artistëve të tjerë. Për çfarëdolloj gjëje që kishim nevojë, ata kanë qënë aty për ne”.
Ai ka treguar gjithashtu se pjesëmarrja e Era Istrefit në “World Cup” është padiskutim i një sukses i jashtëzakonshëm.
Fatoni ka shtuar gjithashtu se me Erën vijon të ketë ende kontakte, pavarësisht se nuk është i përfshirë aspak në karrierën e saj, duke mos dhënë asnjë koment lidhur me rikthimin e këngëtares në muzikë.
Ai gjithashtu është pyetur edhe nëse mendon që Erës i ka rënë shkëlqimi i dikurshëm.
“Nuk di çfarë të them. Dua të jem pak më i rezervuar këtu. Jo se i ka humbur shkëlqimi i Erës por ndonjëherë këngëtarët janë të fokusuar në disa gjëra pak më shumë, në ndonjë temë tjetër dhe për momentin nuk di se ku e ka fokusin. Era i ka thyer të gjitha tabutë dhe kjo nuk do të thotë që nuk do të rikthehet sërish sepse është përsëri po ajo Erë”, shton më tej Shoshi.
I pyetur në lidhje me romancën e tyre të shumë përfolur, Fatoni ka preferuar ta anashkalojë, duke mos dhënë asnjë përgjigje.