Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e shtetasve shqiptarë që rikthehen në vendlindjen e tyre për të kaluar ditët e festave.
Sipas informacioneve nga policia kufitare mësohet se gjatë 24-orëve të fundit në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë 3243 shtetas, ndërsa 1686 janë regjistruar në dalje.
Për të përballur këtë fluks në rritje të qytetarëve që hyjnë në vendin tonë, pala shqiptare ka rritur numrin e sporteleve duke i alternuar më pas në varësi të situatës.
Ndërkohë ajo që bëhet e ditur nga autoritet doganore është se fluksi më i lartë pritet të regjistrohet në fundjavë, në vigjilje të Krishtlindjeve e më pas në ditët e fundit të vitit.