Filmi shqiptar “Përrallë nga e kaluara” shfaqet në gjuhën frënge për publikun e huaj

Filmi “Përrallë nga e kaluara” me regji nga Dhimitër Anagnosti, i vitit 1987, ka prekur audiencat evropiane falë restaurimit dhe është shfaqur në festivalin e filmit klasik “Lumière” në Lion të Francës këtë të premte.

Në Institutin Lumière në Lion, ishin të pranishëm për premierën franceze të thesarit kinematografik shqiptar, Ambasadori i Shqipërisë në Francë dhe Konsulli i Nderit në Lion.

Filmi i njohur dhe shumë i dashur nga publiku shqiptar, u përshtat në gjuhën frënge nga përkthyesja Evelyne Noygues.

Ai do të rishfaqet sot për herë të dytë në sallën e kinemasë franceze.
Në vitin 2022, filmi “Tana” u shfaq në po të njëjtin festival.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *