“Fitoj 50 mijë euro në muaj nga Tik Tok”, Kozaku: Ky është populli, nuk e kanë mendjen për libra

Influenceri i njohur në rrjetet sociale, Kozak Braçi ka folur në lidhje me “karrierën” e tij në Tik Tok dhe rrjetet e tjera.

Ai është shprehur se ka nisur rritjen në rrjetet sociale me marrjen në pyetje të personazheve të njohur në Shqipëri, teksa ka treguar se tashmë fiton 50-60 mijë euro në muaj.

E teksa po diskutohej për problemet që Tik Tok ka sjellë, ku në Shqipëri janë shkaktuar edhe vetëvrasje, Kozaku tha se nuk është problemi te platforma, por te personat që shajnë dhe që kryejnë sjellje të pahijshme.

Në tiktok fitojnë para njerëz që edhe nuk njihen duke bërë gjeste dhe veprime dhe ne na del nami. Shumë njerëz kanë fituar shumë lekë dhe unë jam një prej tyre.

Kam 50- 60 mijë dollarë në muaj nga tiktok. Unë hy në shumë live dhe duke qenë se jam i famshëm më shajnë nga familja, më shajnë nënën, gruan, më shajnë 5 muaj dhe tani unë njeri jam dhe do ti përgjigjem. Kur të cenojnë te familja 5 muaj rresht me gjak jam dhe unë. Unë nuk njihem në tiktok për sharje, njihem si Kozak për intervista.

Në Shqipëri duhet të ketë një polici që merret me tiktok dhe kush shan dhe kush bën veprime të pahijshme të dënohet sepse ato nuk janë gjëra normale. Unë përveç lojërave dhe muhabetet s’kam bërë gjë tjetër. Unë nuk është se rri shumë në tiktok maksimumi 1-2 orë. Pjesën tjetër të kohës e kaloj me nusen, djalin, prindërit, se kam jetën 24 orë me tiktok. Unë merrem me emisionin, kjo është puna ime”, tha ai për “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
I pyetur nga Neritan Sejamini se çfarë thotë ai në rrjetet sociale, Kozaku e la pa fjalë analistin, teksa tha se shqiptarët duan budallëqe dhe jo librat e tij.

Sipas tij, i tillë është edhe populli, që do debat edhe sherre në rrjetet sociale dhe në përditshmëri.

Pjesë nga biseda:

Neritan Sejamini: Po pse ju japin lek ju?

Kozak Braçi: Unë jam live, më “gjuajnë” dhurata.

Neritan Sejamini: Po ti çfarë je duke bërë ndërkohë? Për çfarë flet ti? Ka muzikë aty, art?

Kozak Braçi: Unë bëj emisione, gallata, gjëra, nuk shaj, nuk bëj sherre. Por kur janë 5-6 të tjerë, e marr edhe unë namin. Unë nuk jam budalla, jam në emision televiziv dhe flas.

Neritan Sejamini: Edhe unë dua të kem ndjekës dhe të më “gjuajnë” para. Unë flas këtu tre orë, dy herë në javë…

Kozak Braçi: Po njerëzit duan budallëqe, sherre, jo të flasësh ti për libra.

Neritan Sejamini: Budallëqe, çfarë domethënë?

Kozak Braçi: Po budallëqe, lojra, jo e mora, jo ma more. Ti del flet për libra, kush e ka mendjen për librat e tu? Nuk e kanë mendjen për libra njerëzit, kështu është populli.

Ylli Rakipi: Këtë gruan që bërtiste shumë, Tasha, e shikoje atë?

Kozak Braçi: Këta kujtojnë sikur janë vetëm, por kanë 3-4 mijë vetë duke parë, nuk e konceptojnë, që shohin fëmijët, nëna, shumë njerëz.

Neritan Sejamini: Nëse ti del dhe thua këto gjëra, të japin lekë, çfarë mendon për këta që të japin lekë?

Kozak Braçi: Po faleminderit o vlla! Të të jap unë ty lek, dhurata? Dhurata nuk të jep as vëllai…

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *