Të tjera detaje kanë dalë pas arrestimit të 31-vjeçares shqiptare, Lorela Kapaj, e cila ishte prezantuar si “Lorella” dhe sikur ishte estetiste, por në fakt rezultoi të ishte një tutore prostitucioni për të miturat.
Sipas mediave greke, vajzat e mitura hynin e dilnin në banesën e 31-vjeçares që në verë të këtij viti.
“Lorela” ka luajtur një rol kyç, e cila që në fillim të vitit 2022 kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare dhe e ndihmonte të gjente “kliente” për t’u botuar në faqet pornografike duke marrë një përqindje të fitimit.
31-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua dje në shtëpinë e saj në Colonos ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që ajo kishte me nxënëset e zonës.
Sipas një banori të zonës, që prej verës në banesën e 31-vjeçares vinin vajza të mitura, të cilat askush nuk i kishte parë më parë në pallat.
“Lorella” është prezantuar në lagje si estetiste dhe ka lënë takime në shtëpinë e saj me “kliente” të mitura të shfrytëzuara për prostitucion.
“Vajza ka një djalë. E kam parë ta sjellë këtu. E sjell dhe ia çon edhe mamit. Shumë vajza i vinin në shtëpi, nuk e di sa vjeç ishin. Gjithsesi ishin të vogla. Patjetër nën 18. Kisha parë dy-tre vajza, rreth korrikut dhe gushtit vinin”, thotë banorja e Colonos ndërsa tregon se në banesën e katit të dytë bashkë me “Lorelën” jetonte partneri i saj i arrestuar disa vite më parë për drogë.
“Edhe partneri i saj ka jetuar këtu. Por ai u arrestua për drogë. 3-4 vjet më parë. Nuk e prisja gjithçka që mësova për fëmijët dhe tutorët. E pashë në televizor dhe u mahnita”, thekson ajo.
Kujtojmë se bashkë me shqiptaren u arrestuan edhe dy shtetas grekë në akuzën e përdhunimit dhe të trafikimit të qenieve njerëzore.
Sipas drejtorisë antitrafik të policisë greke, në pranga ka rënë Lorela Kapaj 31 vjeç, Stefanos Nestoras 34 vjeç, Dhorgjiaqis Petros 55 vjeç, pasi akuzohen se kanë trafikuar 15-vjeçaren greke Th.Dh dhe shtetasen e mitur shqiptare M.L.
Policia thotë se, Kapaj akuzohet se gjente vajzat e mitura dhe i prezantonte ato me dy shtetasit grekë të cilët fillimisht kryen disa herë marrëdhënie seksuale me të miturat, veç dhe në grup dhe në vazhdim i nxirrnin fotot e tyre në faqet pornografike kur edhe mbyllnin takime erotike në të cilat të miturat kryenin marrëdhënie seksuale me klientë të ndryshëm kundrejt shumave të parave.
Prej hetimeve u gjet se nëpërmjet takimeve të faqeve e internetit ishin kryer të paktën 10 takime ku klientë të ndryshëm kishin paguar shumën 100 euro secili për të kryer marrëdhënie seksuale me to.
Ndonëse Kapaj ka mohuar akuzat, ajo është ndaluar dhe do të dërgohet në gjykatë, për masë sigurie, së bashku me dy shtetasit grekë të akuzuar me të nën akuzën e trafikimit të të miturve kundrejt përfitimit ekonomik.