Ka shkuar në 57 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi, ku një tren udhëtarësh u përplas me një tren mallrash.
Aksidenti fatal ndodhi pak pas mesnatës së të martës në luginën e Tembit pranë Larisës, për shkak se të dy trenat ishin duke lëvizur në të njëjtët binarë.
Në një interviste për Euronews Albania, pjesëtarja e emergjencave civile, Pavlikani Dia deklaroi se ajo që ka parë nga brenda vagonëve është tragjike. Ajo shtoi se në trenin e shkatërruar ndodhen ende trupa viktimash.
“Deri tani kemi gjetur 13 kufoma. Asnjëri prej tyre nuk ishte i gjallë. Nuk ka asnjë mundësi qe ata te kenë mbijetuar asaj përplasjeje.
Rreth 50 ka shkuar numri i viktimave. Vet kam gjetur disa prej tyre, është tragjike.
Nuk e shpjegoj dot çfarë ndiej.
Te shohësh trupa të vdekur, vetëm kocka, pellgje me gjak, nuk ka fjalë. Aty ska nevojë për shumë kërkim sepse çdo gjë është sheshit”, tha Dia për Euronews Albania.