‘Fluturoi’ me makinë te diga e Liqenit në Tiranë, Emiljano Nina: Kisha pirë tullumbace me azot! Isha me 180 km/h

Ka zgjatur afro dy muaj arratia e Emiljano Ninës,  kushëririt të ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, që shkaktoi aksidentin e frikshëm me automjetin që përfundoi te Diga e Liqenit më 22 gusht të këtij viti. 28-vjeçari u arrestua nga efektivët e policisë në banesën e tij në zonën e 5 majit në Tiranë.

Tashmë i vënë në pranga, efektivëve u dëshmoi se ishte duke udhëtuar me 180 km/h dhe se ka humbur arsyen në një moment duke mos kontrolluar dot automjetin, pasi thotë se kishte pirë tullumbace me oksid azoti, lëndën e rrezikshme që autoritetet në Shqipëri po përpiqen të gjejnë hapësirat ligjore për ta ndaluar

Emiljano Nina kishte arsye të largohej ditën e aksidentit dhe ta braktiste automjetin me të cilin me shpejtësi të madhe ngjiti skarpatën te liqeni dhe u përplas me bordurën në shëtitore në orët e para të mëngjesit, ku fatmirësisht nuk kishte shumë lëvizje në zonë. Policia e kishte në listën e personave të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar me 8 muaj burgim për dhunë në familje. Report Tv mëson se Nina ka dhunuar të dashurën, e cila e ka denoncuar, dhe gjykata e Tiranës e ka dënuar në mungesë.

Automjeti luksoz BMV është në pronësi të 26-vjeçarit Eldi Allushi i cili ishte personi i parë që u shpall në kërkim nga policia, derisa nga dëshmia e tij u zbulua se nuk ishte fare në makinë dhe se shofer ishte kushëriri i Ervis Martinaj, mik i të riut nga Durrësi, të cilit ia kishte dhënë automjetin për të shoqëruar një vajzë. Pas përplasjes, Emiljano Nina shkoi në banesën e tij – tregoi Eldi Allushi dhe fjeti gjumë, pa i treguar mbi aksidentin e frikshëm dhe që ishte larguar duke marrë me vete edhe targat e automjetit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *