Familja e foshnjës 1 vjeç, i cili u i infektua me HIV në QSUT, ka marrë të drejtën e qëndrimit në Itali.
Vendimi është marrë nga Gjykata e Minorenëve të Romës, e cila argumenton në shkresën e saj, se duke marrë parasysh shtrimet e njëpasnjëshme dhe nevojën e kujdesit më të specializuar, autorizohet qëndrimin e foshnjës në Itali.
Autoritetet italiane thonë se foshnja do të ketë mundësinë të ndiqet nga specialistët e fushës, në një nga spitalet më të mira pediatrike në botë, e quajtur “Bambino Gesù”.
Kujtojmë se pak javë më parë, prindërit fituan betejën ligjore në Gjykatën e Apelit ndaj prokurorit Saimir Hysi. Ky i fundit, kishte vendosur mosfillimin e hetimit për rastin, me argumentimin se nuk ka pasur neglizhencë mjekësore nga ana e mjekëve, por tjetër gjë pretendojnë prindërit.
Ata pretendojnë se i vogli i tyre është infektuar në sistemin shëndetësor shqiptar, gjatë qëndrimit në pediatrinë e QSUT, duke mos e ditur ende ekzaktësisht se çka ndodhur me të voglin.