Një incident ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës, ku djegia e disa matësave të ujit në një pallat ka mbushur korridoret e ndërtesës me tym, duke alarmuar banorët.
Të shqetësuar banorët e pallatit kanë dalë jashtë, edhe pse për fat të mirë nuk ka pasur flakë, por vetëm tym të dendur.
Sipas dëshmive të banorëve, djegia e matësave ka ndodhur në hapësirën që shërben për aspirimin e ndërtesës, ndërsa dyshohet se shkaku ka qenë vendosja e tubave të ngrohjes në këtë hapësirë.
“Pamë tym fillimisht në korridor. Më pas hapëm dyert e ujësjellësit, ku janë tubat e ujit, kishte zjarr në tubat e shkarkimit të ujërave. U lajmërua zjarrfikësja, erdhi. Tani është mbytur tërë pallati nga uji se janë çarë tubat, kanë ndërprerë ujin dhe kemi mbetur të tërë jashtë. Nga kati i 4 e lart nuk hyjmë dot.”, tha një banor.