Me pjesmarjen në “Ferma VIP”, Çiljeta ka treguar ca histori që nuk kishim pasur rast t’i dëgjonim më parë. Një prej tyre është padyshim hisotria e saj me partnerin e dikurshëm, me të cilin solli në jetë djalin e saj të parë, Fernandon.
Këngëtarja ka folur hapur për njeriun që ka qenë gjithmonë larg vëmendjes së publikut.
Ajo ka thënë se ai ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij dhe ka fëmijë të tjerë.
“Mezi pres t’i mbledh këtë verë motrat dhe vëllezërit e Fernandos. Do të marr një shtëpi të madhe me qera për të mbledhur të gjithë. Babai i Fernandos ka pasur 4 gra të ndryshme në jetën e tij me të cilat ka bërë fëmijë”, ka thënë Çiljeta.Në foton më poshtë është babi i djalit të Çiljetës, Fernandos.