Protesta e thirrur nga Partisë Demokratike dhe bllokimi i rrugëve, ka bërë që një grua të lindë në makinë.
Gruaja ka qenë në automjetin e saj, por për shkak se rrugët kanë qenë të bllokuara si pasojë e protestës së opozitës, ajo nuk ka arritur të shkojë në spital dhe ka lindur në mjet.
Gruaja ishte nisur drejt Maternitetit, por është bllokuar në trafik në “Zogun e Zi”, ku ka sjellë në jetë beben dhe më pas është dërguar në spitalin e Traumës, për shkak të distancës së afërt.