Frymëzimi i këngës “Jolene”, Dolly Parton humb partnerin e 60 viteve

Dolly Parton ka humbur bashkëshortin, Carl Dean.

Këngëtarja e muzikës ‘country’ ka ndarë lajmin e trishtë të  largimit të shokut të saj të jetës prej 60 vitesh. Në postimin e publikuar në rrjetet sociale, 79-vjeçarja shkruan se ai ndërroi jetë më 3 mars në Nashville.

82-vjeçari do të varroset me një ceremoni private. Ai ka lënë pas dy motra, Donnie dhe Sandra. Familja kërkon privatësi në këtë moment të vështirë.

“Carl dhe unë kaluam shumë vite të mrekullueshme bashkë. Fjalët nuk e përshkruajnë dot dashurinë që ndamë për 60 vjet. Faleminderit për lutjet dhe ngushëllimet tuaja”.

Parton dhe Dean u njohën në vitin 1964 jashtë një lavanderie në Nashville, ditën që ikona e muzikës u zhvendos në Tennesee. Ata u bënë të pandarë dhe dy vite më vonë shkuan në Georgia ku u celebruan.

Çifti nuk kishte fëmijë. Ata preferuan që marrëdhënia e tyre të qëndronte jashtë vëmendjes së publikut dhe rrallë shiheshin bashkë. Megjithatë, në intervistat e saj Dolly ka folur shpesh për raportin e tyre.

Madje ajo ka rrëfyer se frymëzimin e këngës “Jolene” e mori prej tij sepse një bankiere flirtonte me të.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *