Gaz Paja në SPAK: “Më mori prokurori telefonin pa dashje”

Aktori i humori Gazmend Paja u paraqit këtë të enjte në SPAK. Qëndrimi i tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme zgjati rreth 1 orë, ndërsa Paja iu përgjigj me humor interesit të gazetarëve në dalje.

I pyetur nëse në Prokurorinë e Posaçme ka shkuar si aktor apo si investitor strategjik, Paja tha: “Jo, ishim ulur me Prokurorin në një kafe dhe pa dashje mori celularin tim, solli të tijin dhe mori timin.”

I pyetur se cili prokuror e ka marrë në pyetje, aktori tha: “Nuk ia di emrin, ishte rastësi”.

Ende është e paqartë arsyeja pse Gazmend Paja u paraqit sot në SPAK, por mësohet se aktori ka qenë në Prokurorinë e Posaçme edhe dy ditë më parë.

Gazmend Paja në vitin 2019 mori statusin e investitorit strategjik nga Komiteti i Investimeve Strategjike, një vendim për të cilin Partia Demokratike kërkoi që të hetohet nga SPAK.

Aktori ka fituar statusin e investitorit strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi, vepër që do të realizohej falë bashkëpunimit mes 2 kompanive me vlerë 13.8 milionë euro, por për opozitën pas aktorit qëndrojnë politikanë dhe persona të lidhur me krimin.

Ish-kryeministri Sali Berisha e cilësoi asokohe vendimin që e shpall Pajën investitor strategjik si abuziv dhe shpërblim politik për lidhjet e aktorit me Partinë Socialiste.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *