Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka qenë pjesë e emisionit “Wake Up” ku ka folur për ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e djeshme, ku disa persona kanë qëlluar me armë zjarri drejt Top Channel dhe si pasojë mbeti i vdekur roja e sigurisë Pal Kola.
Ajo shprehet se ky krim ka qenë i mirë organizuar dhe janë derdhur shumë para për këtë gjë.
Anila Hoxha: E gjitha kjo, duhet thënë e pjesa tjetër pastaj që ecën njëkohësisht me pritshmërinë ndaj institucioneve, në radhë të parë ndaj policisë, absolutisht edhe ndaj prokurorisë së Tiranës edhe kujtdo agjencie e cila duhet t’i vendosë një emër autorësisë. Është shumë e qartë që është një ngjarje shumë e organizuar.
Mënyra se si flet qartë, është shumë e kuptueshme. Pra ka një plan të organizuar dhe këtë nuk e bën askush për një motiv të dobët. Është djegur një Range Rover, ne e dimë ka patur ngjarje mafioze të kalibrit të lartë ende të pazbardhura ndër vite ku janë përdorur mjete ose motor, pra është një ngjarje ku janë hedhur shumë lekë për ta kryer. Është djegur një Range Rover, nuk i ka kushtuar asnjë gjë, autorët, mënyra se si kanë qarkulluar, të kujdesshëm.
Blendi Salaj: Kjo është bërë nga profesionistë pra.
Anila Hoxha: Kjo është një ngjarje, një sulm ndaj institucionit i organizuar dhe kjo kuptohet fare qartë, por ne shpresojmë që me gjithë këtë angazhim minutë pas minute të institucioneve të afrohen dhe të zbulohen autorët e mbi të gjitha motivet që kuptohet që janë për shkak të misionit në mbrojtje./ Top Channel