Giovanna Nikolli, e dashura e Amarildo Nikolli (Xhanej) i cili ndodhet në burg i akuzuar si vrasës me pagesë, s’ka ndërmend t’i ndahet Nuredin Dumanit.
Sërish në rrjetet sociale ajo ka postuar mesazhet kërcënuese të cilat thotë se i ka marrë nga “pentito” i drejtësisë.
Në rrjetin e saj social “TikTok”, përpos një “screenshoti” të një bisede, Giovanna ka postuar dhe një voice zëri i të cilit pretendon se është i Nuredin Dumanit.
Në atë video Dumani dëgjohet teksa shan e kërcënon të renë dhe i thotë që të mos flasë më për të.
“Do t’iu sh***** r***, o motërq***”, dëgjohet të thotë Dumani ndër të tjera, teksa e motra e Giovannës, Alda Nikolli, ia kthen: Çfarë do bësh ti, çfarë?
Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e së dielës, 14 korrik.
@giovanna_nikolli #fy #viral #foryou ♬ suono originale – Giovanna🐍 Pas kësaj ngjarje ajo akuzoi drejtpërdrejt Nuredin Dumanin, si autorin e vendosjes së tritolit në banesën me qira ku mbeti i plagosur rëndë një 26-vjeçar. Duamani njihet si rivali i partnerit të saj, Amarildo Nikolli.
“S’je burrë, por k*rvë”, iu drejtua Giovanna Nikolli, Nuredin Dumanit i cili ndodhet në qeli duke e sfiduar që “nëse ke b*le, hajde vetë e hidh prap tritol”,
“Burrni eshte t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner “, shkruante ajo në instatory.