Kryeministri Edi Rama ka folur në podcastin e “Flasim” për një tjetër program mbështetës për agroturizmin. Rama nxit shqiparët që jetojnë e punojnë në shtete të huaja të kthehen në Shqipëri për një jetesë më të mirë. Sipas tij, Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët dhe sa për këtë tha “të vijë këtu e ka mësuar maragozllëkun”.
Kemi një program të ri që do e shpallim së shpejti. Do të japim mbështetje financiare, e kombinuar kredi e butë me grant. Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët.
Të vijë këtu e ka mësuar maragozllëkun. Është sakfrikicë të jetosh në Gjermani. Paketa e maleve është për ata që kthehen dhe ndërtojnë nëpër male. Ju jeni fiks fare. Kalon ligji, ju jeni në mbështetje…Më larg se dje në një takim me sipërmarrësit thonë nuk kemi problem sa i paguajmë kemi problem të gjejmë njerëzit të punonjës. Sanitarja në shtëpi merr 600 euro në shtëpi”, tha Rama ndër të tjera.