Ish-deputetja, Rudina Hajdari, ka publikuar sot në Instagram me rastin e Shën Valentinit foto me partnerin e saj.
Në ditën e të dashuruarve, Hajdari ka zgjedhur që të urojë partnerin e saj publikisht në rrjete sociale.

Kush është partneri i Rudina Hajdarit
Tan Kazazi është një producent dhe regjisor filmash, që vitet e fundit ka qenë shumë i angazhuar me projekte të reja në kinematografinë shqiptare.Nuk dihet se kur dhe ku janë njohur, pasi si Rudina, ashtu edhe Tani nuk kanë folur kurrë për këtë raport. Por ndonëse në fshehtësi të plotë, çifti duket më i dashuruar se kurrë dhe tashmë nuk fshihen më as në rrjetet sociale.Kujtojmë se Rudina Hajdari i dha fund martesës me Muçjon Demirajn rreth dy vite më parë, me të cilin ishte njohur në Nju Jork në moshë fare të re, më pas aty kanë organizuar edhe dasmën.Ndarja e tyre u konfirmua edhe nga vetë Rudina, e cila tha se marrëdhënia e tyre ishte ftohur. Kjo për shkak të vështirësisë së lidhjes në distancë, pasi Rudina rikthye në Shqipëri, për t’u marrë me politikë.