Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve të kreut të Dhomës së Avokatisë Korçë, Arben Lena, i cili ndodhet në burg nën akuzën e korrupsionit.
Avokatët e tij kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, por GJKKO nuk e ka pranuar duke lënë në qeli Lenën.
Prangosja e Arben Lenës ishte pjesë e një hetimi dhe arrestimeve të bëra nga SPAK, për një rast të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm për personat që ushtrojnë funksione publike.
Lena u arrestua më 27 janar të këtij viti, ndërsa akuzohet si pjesë e grupit të 5 personave që tentuan të korruptonin me 5 mijë euro gjyqtarët e Apelit të Korçës, për të liruar nga paraburgimi Bledar Kozicin, i arrestuar për trafikim refugjatësh.