Një grabitje me arme zjarri, në banesën e një biznesmeni është parandaluar nga policia e Lushnjes një natë më pare, ndërsa detaje të reja kanë dalë në dritë.
Blutë bëjnë me dije se në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, kanë lokalizuar automjeti e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në rrugë, për të ndaluar këtë automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të automjetit tip “Benz” i cili po lëvizte me shumë shpejtësi në drejtim të fshatrave të Peqinit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.
Si rezultat janë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët, Renato Çala, Florenc Tatoshi dhe Bukurosh Mukja.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë/Parandalohet një vjedhje me armë.
Kishin planifikuar vjedhje me armë, në rrethin e Lushnjës, falë inteligjencës informative, shërbimet e Policisë parandalojnë vjedhjen.
Gjatë ndjekjes nga Policia, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, 3 autorët që qarkullonin me një automjet me targa të falsifikuara, duke përfituar nga errësira, braktisën automjetin, por u identifikuan dhe u shpallën në kërkim nga Policia.
Sekuestrohen municion luftarak dhe automjeti i autorëve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, bazuar në inteligjencën informative se disa shtetas që qarkullonin me një automjet kishin planifikuar të kryenin vjedhje me armë në një banesë, në rrethin e Lushnjës, kanë organizuar punën për parandalimin e vjedhjes, kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Në vendin e quajtur “Rotondo e Çermës”, punonjësit e Policisë kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar, por drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe ka shtuar shpejtësinë duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në rrugë, për të ndaluar këtë automjet.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të automjetit tip “Benz” i cili po lëvizte me shumë shpejtësi në drejtim të fshatrave të Peqinit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, automjeti ka dalë nga rruga dhe tre shtetasit që udhëtonin në automjet e kanë braktisur atë dhe kanë mundur të largohen, duke përfituar nga errësira.
Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, identifikuan tre shtetasit që qarkullonin në automjetin me targa të falsifikuara dhe bënë shpalljen e tyre në kërkim, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, konkretisht shtetasit: R. Ç., 30 vjeç, F. T., 36 vjeç dhe B. M., 66 vjeç, të tre banues në Elbasan.
Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e disa vjedhjeve të kryera nga këta shtetas, në rrethin Lushnjë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për veprime të mëtejshme.