Greqia e paralizuar nga protestat për tragjedinë e Tempit, në Tiranë dhe Korçë solidarizohen me protestuesit

 Disa famijarë të vitimave me origjinë shqiptare të tragjedisë së përplasjes së trenave 2 vite më parë në Greqi, janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Reshjet e shiut nuk i ndalën ata të përçonin thirrjet e tyre me drejtësi paralelisht me protestat masive që kanë bllokuar qytetet kryesore në vendin fqinj.

Me fotot e të afërmve dhe me pankarta në duar ata kërkojnë të dinë të vërtetën për ngjarjen që u mori jetën të afërmve të tyre. Halla e së ndjerës Klaudia Lata, Qamile Shurdhi zgjodhi t’i bashkohej tubimit solidarizues në Tiranë, më pamundësi për të shkuar në Greqi. Ajo kërkon drejtesi për mbesën, që humbi jeten nga përplasja e trenave pranë Larisës. Edhe në Korçë qytetarët janë mbledhur pranë Katedrales ku edhe kanë ndezur qirinj për viktimaat.

“Të bëhet drejtësia, të thonë çfare ndodhi. Ata janë djegur të gjithë, por vëllai dhe nusja e vëllait tim po shkatërrohen. Klaudia ishte duke ndjekur Karnavalet me motrën, të dashurin. Kjo do ikte në Selanik për në shkollë. Iku me tren. I tha e ëma kthehu sonte në Larisa, jo do iki se s’bën tha se kam nesër mësim… Studente ekselente. Ishte e para në atë fakultet që ishte ajo”, tha halla e Klaudia Latës për mediat.

Tragjedia e Tempit me 57 viktima

Greqia është paralizuar ditën e sotme nga protestat në mbi 200 qytete të vendit. Protesta dhe grevatjanë thirrur për aksidentin e rëndë hekurudhor, të 28 shkurtit të vitit 2023, i cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e vendit. Ngjarja ndodhi kur një tren pasagjerësh që po udhëtonte nga Athina për në Selanik u përplas ballë për ballë me një tren mallrash në afërsi të qytetit Tempi. Aksidenti shkaktoi vdekjen e të paktën 57 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

Shumë nga viktimat ishin të rinj, përfshirë studentë që ktheheshin në universitet pas një pushimi festiv. Hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor. Përgjegjësia kryesore i ra shefit të stacionit të Larisës, i cili pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në të njëjtin shinat me trenin e mallrave.

Ngjarja shkaktoi zemërim të madh në Greqi, me protesta të shumta kundër neglizhencës shtetërore për sigurinë hekurudhore. Ministri i Transportit dha dorëheqjen, dhe qeveria u zotua të përmirësojë sistemin e transportit hekurudhor. Ky aksident sipas raportimeve të mediave greke nxori në pah mungesën e sistemit automatik të sinjalizimit dhe menaxhimit të trafikut në hekurudhat greke, duke çuar në një debat të gjerë mbi nevojën për modernizimin e infrastrukturës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *