Greqia në “flakë”, evakuohen 1200 fëmijë, si paraqitet situata

Vala e të nxehtit e kthyer Greqinë në një vatër zjarri ku disa vende janë përfshirë nga flakët. Mediat e huaja raportojnë se në qytetin bregdetar të Loutraki, në perëndim të Athinës, 1200 fëmijë u evakuuan ndërsa flakët iu afruan kampit të tyre.

Dyshohet se shkak për ndezjen e flakëve në disa pjesë të Greqis ishin erërat e forta pas shpërthimit të zjarreve. Ndërkohë, policia ka arrestuar një burrë që dyshohet se ka ndezur një tjetër flakë në Kouvaras, në jug-lindje të kryeqytetit.

Dhjetra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, të cilat janë ndihmuar nga ekipet e shpëtimit të urgjencës. Gjithashtu është dashur të evakuoheshin disa kafshmë, duke përfshirë një numër kuajsh të cilët ishin përfshirë nga flakët. Qeveria greke është shprehur se banorët të cilët shtëpitë e tyre janë prekur nga zjarri, kishin të drejtë të akomodoheshin në hotelet dhe më vonë do të kompensoheshin.

Shkencëtarët thonë se moti ekstrem po bëhet më i shpeshtë dhe më intensiv në shumë vende për shkak të ngrohjes së planetit dhe kjo mund të jetë një arsye që vendi është mbuluar nga flakët. Sipas vëzhguesve të motit, i nxehtit nuk tregon shenja lehtësimi. Ndërkohë shërbimi meteorologjik grek ka paralajmëruar se rreziku për zjarre të tjera mbetet i lartë.

Burimi: BBC

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *