Droga dhe abuzimet seksuale janë të shpehsta në vend, ku rasti më i fundit në vend është ku një vajzë 26-vjeçare u drogua dhe përdhunua nga tre persona në Vlorë.
Mirëpo në lidhje me këtë avokatja Vjollca Pustina ka bërë një deklaratë shokuese. Ajo u shpreh se abuzimet me vazjat më së shumti ndodhin të premteve dhe të shtunave, pasi sipas saj vajzat abuzojnë me alkoolin dhe se “meshkujt, meshkuj janë”.
“Përdhunimet ndodhin rëndom ditë të premte dhe të shtunë, se vajzat e tejkalojnë pak me pijen. Kam rastisur katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara. Të shoqëruara që i sillnin faktikisht 3-4 djem.
Edhe vajzat duhet të jenë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale apo shkojnë në disko nate. Se edhe meshkujt meshkuj janë”, tha ajo për “Vizioni Pasdites” në “Vizion Plus”.