Debati për cilësinë e ujit të pijshëm në kryeqytet është një çështje që merr herë pas here vëmendjen e opinionit publik për shkak të denoncimeve dhe kundër reagimeve që vijnë nga autoritetet që deklarojnë se uji në rubineta është i pijshëm dhe brenda standarteve. Një mendim për këtë çështje e ka dhënë edhe një eksperte. Ajo quhet Françeska Korançe, eksperte mjedisi, e doktoruar në Itali. Në studion e MCN Tv, në një deklaratë të habitshme, Korançe thotë se uji në Tiranë është i pijshëm, por sipas saj, problemet shëndetësore që shkakton konsumimi nuk të çojnë deri në humbjen e jetës.
“Uji është i pijshëm por kjo nuk do të thotë që është i mirë. Mund të kesh probleme shëndetësore por nuk është se është vdekjeprurrës. Ndaj qëllojnë në linjën e hollë, bëjnë analizën, del i pijshëm”-tha Korançe, për tu regjistruar në vazhdën e deklaratave të paverifikuara që publikohen në media.