Këngëtari Mandi Nishtulla edhe një herë ka folur përveç jetës profesionale, por edhe për jetënpersonale, për fëmijët dhe gratë e jetës.
Ai ka treguar se ka 12 fëmijë me 4 gra, teksa tha se Shqipëri duhet të lejohet martesa me më shumë se një grua.
“Kam 12 fëmijë. Falenderoj Zotin që jam baba. Këtu në Shqipëri nuk të lejojnë që të të kesh dy gra, se të fusin brenda, të marrin pasurinë. Unë kam katër gra pa letra. Vetëm këtë të voglën, që është 10 vite më e vogël se unë e kam me letra. Ndryshe unë do i kishta të gjitha, se gruaja ime nuk është kondra.
Jo, e di pse? Këtu në Shqipëri të kesh 5 gra nuk lejohet t’i mbash të pesta, ndërsa në Arabinë Saudite mund të dalësh ti vetë me të pesta gratë për të ngrënë një akullore dhe shijojmë kënaqësinë”, tregon ai.