Heidi Baci, kush është shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” në Itali

Spektakli “Grande Fratello” nisi edicionin e ri mbrëmjen e djeshme në Itali.

Në mesin e konkurrentëve është dhe 25-vjeçarja shqiptare, Heidi Baci e cila u prezantua  mbrëmë për publikun italian, duke thënë se: “Unë jam me origjinë shqiptare. Prindërit e mi erdhën vetëm dhe ia dolën vetë.

Babai im është një sipërmarrës ndërtimi, por rruga ishte e gjatë dhe sigurisht e vështirë. Unë jam gjakftohtë dhe kam ambicie, të gjitha të marra nga babai im”, u shpreh Baci.

Ajo jeton me familjen e saj prej vitesh në Pescara dhe punon si sipërmarrëse në sektorin detar. 25 vjeçarja që nisi një rrugëtim të ri tha se i pëlqejnë sfidat dhe “rreziqet”, ndaj kishte marrë vendimin për t’u futur në shtëpinë e “Big Brother”.

Pjesë e këtij “reality show” janë personazhe të njohur dhe të panjohur për publikun italian. Shpresojmë që Heidi Baci t’ia dalë më së miri në këtë eksperiencë të re.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *