Hera e dytë që po shpëton Rrajat nga burgu, ky është mjeku që kreu ekspertizën e dhunës

Personi që shihni në foton e mësiperime është eksperti mjeko-ligjor Elton Serani, i cili ka kryer eksperizën mjeko-ligjore e dhunës barbare së ushtruar nga anëtarët e fisit Rraja ndaj dy kushërinjëve Jashar dhe Bilbil Maja, pasi këta të fundit denoncuan në polici dëmet që u shkakton në banesat e tyre gurorja e Rrajave në Borizanë të Fushë Krujës.

Mjeku Elton Serani dha një arsyetim qesharak për të shpëtuar nga burgu 9 të akuzuarit për dhunën ndaj kushërinjëve Maja, duke përfshirë dhe dy vëllezërit dhe djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, duke e klasifikuar ngjarjen si “plagosje të lehtë”, pavarësisht thyrjeve të kockave apo plagëve në kokë.

Sipas mjekut Elton Serani, dëmtimet nuk kanë qënë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit të tyre dhe si të tilla hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën 9 ditë.

“ Referuar kartelës ditore të SUT Tiranë rezulton se në trupin e shtetasit Bilbil Maja u konstatua thyerje e kockës frontale-parietale të anës së djathtë të kokës pa dëmtime të indit trunor, plagë në lekurën e kokës, thyerje e kockës ulnare të parakrahut të majtë, si edhe shembje e indeve të buta të kokës, trupit dhe gjymtyrëve.  Këto dëmtime janë shkatuar me mjet të fortë mbretës.

Dëmtimet e mësipërme nuk kanë qënë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit të tyre dhe si të tilla hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën mba 9(nëntë) ditë” thuhet në raportin mjeko ligjor të firmosur nga Elton Serani dhe mban datën 24 korrik 2023.

Pamjet bënë xhiron e rrjetit të dhunës barbare me shkopinj bejsbolli ndaj dy kushërinjëve Maja, teksa vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja, Xhelal Rraja, mbante dhe një armë zjarri tip pistoletë në dorë. Video shkaktoi zemërim në publik dhe solli lënien e mandati nga ana e deputetit Rrahman Rraja, si dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi

Fillimisht, Prokuroria e Tiranës e regjistroi procedimin penal më 8 korrik për “plagosje të rëndë me dashje”, pas publikimit të pamjeve tronditëse të dhunës që shkaktoi zemërim publik. Por, përmes një shkrese që mban datën 8 gusht, i njëjti institucion thotë se bazuar tek ekspertizat mjeko-ligjore, akuza është “plagosje e lehtë me dashje”.

Arsyetimi skandaloz nga ana e ekspertit mjeko-ligjor, duket i qëllimshme për të shpëtuar nga burgu të afërmit e ish-deputetit socialit Rrahman Rraja, pasi dy vëllezërit dhe djali i tij, janë ende në arrati. Kodi Penal parashikon dënime nga 3-10 vjet burg për plagosjen e rëndë me dashje dhe nga gjobë deri në 2 vjet burg për plagosjen e lehtë me dashje; kjo e fundit vetëm me kushtin që viktimat të paraqesin ankim.

I njëjti mjek, i njëjti arsyetim, me rastin Xhisiela Maloku.

Mjeku Elton Serani është i njëjti që ekspertoi edhe Xhisiela Malokun në 25 korrik 2018 pas akuzave të saj për dhunë nga i dashuri i saj, Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Edhe në akt ekspertizën e mjekoligjore të kryer në trupin e Xhisiela Malokut, dëmtimet hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punë në masën deri në 9 ditë. Ekspertiza konfirmonte atëherë dhe faktin e djegies me cigare të përmendur dhe nga Xhisiela Maloku në kallëzimin për përndjekje që ajo kishte bërë pranë SHÇBA-s në drejtorinë e policisë Durrës në korrik 2018.

Po ashtu mjeku Elton Serani, është eksperti mjeko ligjor që ekspertoi dhe kinezin Liangbin Chen, i cili ishte në kërkim nga autoritetet kineze për grabitje përmes mashtrimit. Falë ekspertimit të Seranit kinezi përfitoi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *